RTSH Sport Live

Të gjithë kërkojnë largimin e Deshamp

  • 10/07/2024
  • |
  • Euro 2024
Të gjithë kërkojnë largimin e Deshamp
Në vend të tij, në krye të kombëtares pritet të vijë Zidane

Eliminimi i Francës nga Spanja po kritikohet shumë në vend, pasi kishin shpresa të mëdha për të fituar dhe ngritur një trofe që iu mungonte nga viti 2000. Mosarritja në finalen e Berlinit, quhet dështim nga të gjithë. Objektiv i kritikave është trajneri i kombëtares franceze Didier Deschamps. Federata franceze, përpara një muaji e rikonfirmoi Deschampin si trajner të kombëtares deri në 2026, kur i skadon edhe kontrata. Por në Francë, pas eliminimit nga Spanja në euro 2024, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e trajnerit aktual. NJë prej tyre është edhe gazetari i RmcSport, Daniel Riolo, i cili në mënyrë të hapur ironike iu drejtua Deshampit: "Ik e luaj padel tani”. Pak ditë më parë, pas fitores me Portugalinë, edhe Christophe Dugarry, Ish-shoku i skuadrës në kombëtare, i ka adresuar kritikat e tij Deshampit. Ai ka mbështetur gjithnjë kandidaturën e Zidane. Ky i fundit po pret rastin e tij. Që kur u largua në stoli i Realit të Madridit në 2021 ai është pa punë. E debati për këtë temë sapo ka filluar. Do të duhet të presim për të ditur se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e trajnerit francez, pasi do të jetë një debat kombëtar në ditët në vijim, pas grumbullimit të tre ‘dështimeve’ radhazi, Eliminimit nga Spanja në euro 2024, humbjes në finalen e Botërorit të katarit dhe humbja nga Zvicra në raundin e dytë në Evropianin e mëparshëm. Eshtë e vërtetë që Franca, ka një nga skuadrat më të mira në planet, por që kur fituan Kupën e Botës në 2018 nuk kanë mundur të fitojnë më asnjë trofe.