RTSH Sport Live

Të kuqtë e bëjnë zyrtare: ikën Musta, vjen Bitri

  • 11/01/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Të kuqtë e bëjnë zyrtare: ikën Musta, vjen Bitri
Skuadra e Partizanit ka zyrtarizuar lëvizjet më të fundit në merkato që kanë prekur repartin e mbrojtjes

Partizani ka zyrtarizuar gjatë ditës së sotme lëvizjet më të fundit në merkato, duke zyrtarizuar largimin e Emiljano Mustës, mbrojtësit 29-vjeçar si dhe rikthimin e Eneo Bitrit. Sipas klubit, me Mustën ka një ndërprerje me mirëkuptim të kontratës, duke e falenderuar për kontributin e dhënë deri tani.

Ndërkohë, për Eneo Bitrin është një rikthim në radhët e Partizanit, i cili ishte një nga pikat më të forta të skuadrës në sezonin e kaluar. Mbrojtësi 25-vjeça ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023.

Njoftimi i klubit:

FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Emiljano Mustën. Mbrojtësi 29 vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën midis tyre. FK Partizani falënderon Emiljano Mustën për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij sportive.

FK Partizani me kënaqësi njofton rikthimin e Eneo Bitrit në familjen e kuqe. Mbrojtësi 25 vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023, duke konfirmuar se Partizani mbetet zgjedhja e parë në Shqipëri.