RTSH Sport Live

Telushi, rikthimi në fushë me Partizanin: Ndjesi e bukur

  • 21/06/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Telushi, rikthimi në fushë me Partizanin: Ndjesi e bukur
Mesfushori i Partizanit, Bruno Telushi në një intervistë në kanalin zyrtar të klubit

Mesfushori i Partizanit, Bruno Telushi ka dhënë një intervistë në kanalizn zyrtar të klubit në youtube. Një rikthim në radhët e të kuqve pas një eksperience në Azerbajxhan dhe në sezonin e kaluar tek Egnatia ku pësoi dhe një dëmtim të rëndë duke qëndruar për një kohë të gjatë larg fushave. Tani është rikthyer në fushën e lojës e pikërisht me Partizanin.

Si ishte rikthimi i Telushit tek Partizani, ndjesia kur zbritët në fushë?

“Rikthimi ishte shumë i bukur. Partizani është shtëpia ime, familja ime. Më dha një ndjesi shumë të mirë. Kisha shumë muaj jashtë fushave, dhe një rikthim pikërisht tek Partizani e bëra me shumë kënaqësi dhe u ndjeva shumë mirë”.

Ke gjetur një skuadër të ndryshme nga ajo me të cilën fitove titullin kampion, tashmë me futbollistë të rinj. Por logjikshëm objektivi juaj është i njëjtë me klubin, për të bërë më të mirën dhe për të synuar trofe…

“Kam gjetur një skuadër të re, me element të rinj. Objektivi i Partizanit dihet, për të dalë gjithmonë kampion. Shpresojmë t’i shkojmë asaj rruge për të dalë kampion, të na ecë sa më mbarë”.

Me trajnerin Mehmeti keni punuar dhe më parë, e njihni mirë, si e keni parë këto ditë si trajner i parë?

“Është e vërtetë, me profesorin kam punuar dhe më parë. Dua ta falenderoj, sepse te ky rikthim ai besoi shumë. I uroj që gjithcka ti shkojë sa më mbarë në kampionat dhe në Europë”.

Cili është mesazhi i Telushit për tifozët e shumtë të Partizanit?

“Tifozët e Partizanit, më të mirët në Shqipëri, janë tifozët më të zjarrtë. Kanë qënë, janë dhe do të jenë lojtari i dymbëdhjetë i skuadrës. Mesazhi im është që do japim maksimumin në fushën e lojës për tua shpërblyer atë mundin, atë lodhjen që kanë në tribuna për në na karikuar neve për të dhënë më të mirën”.