RTSH Sport Live

Temperaturat e larta rrezikojnë Olimpiadën

  • 20/07/2021
  • |
  • Tokio 2020
Temperaturat e larta rrezikojnë Olimpiadën
Tokio, nuk këshillohet stërvitja e sportistëve në ambjente të hapura

Olimpiada Tokio 2020 mund të vendosë një rekord historik dhe këtu nuk bëhet fjalë për faktin që do të jetë i pari event i këtij lloji pa praninë e tifozëve. Sipas sinpotikanëve, gjatë 2 javëve të olimpiadës, temperaturat do të arrijnë nivele shumë të larta aq sa mund ta bëjnë këtë eveniment më të nxehtin në histori. Aktualisht temperarturat shkojnë deri në 30 grade celcius por gjatë ditëve të ardhshme do të rriten ndjeshëm dhe organizatorët kanë këshilluar që sportistët të evitojnë seancat stërvitore në ambjente të hapura.

Për këtë shkak, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka ushtruar presion ndaj organizatorëve që maratona të zhvendoset rreth 700 km në veri të Tokios në qytetin e Sapporos, për të evituar që maratonistët të përballen me temperatura përtej normales cka mund të shkaktojnë edhe probleme shëndetësore e fizike.  Në vitin 1964 kur Olimpiada u zhvillua në Tokio, organizatorët e zhvendosën  në muajin shtator kur temperaturat fillojnë të ulen në kreyqëndrën japoneze por me shtyrjen e vitit të kaluar, Tokio 2020 nuk lejonte më hapësira për një tjetër shtyrje.

 Organizatorët i kanë marrë të gjitha masat që sportistët t’i vuajnë sa më pak temperaturat e larta. Ministria e shëndetësisë ka rekomanduar që në temperatura mbi 32 gradë të pezullohen sportet në natyrë, ndërsa më të rrezikuarit për momentin janë lojtarët e volejbollit të plazhit të cilët kërkojnë zhvendosjen e arenave në vende më të freskëta. Gjatë vitit 2019, Tokio regjistroi temperetura rekord dhe për këtë shkak humbën jetën 118 persona ndërsa 71 mijë të tjerë morën trajtim të specializuar në spitale.