RTSH Sport Live

Tenis/Djokovic, i pari në renditje

  • 19/04/2021
  • |
  • Të tjera
Tenis/Djokovic, i pari në renditje
317 javë në krye të renditjes botërore. Djokovic ka 90 pikë më shumë, krahasuar me javën e kaluar dhe shfaqet tani në renditje me 11,873 pikë

Përfundimi i turneut Master 1000 të Monte Carlos ka bërë që Novak Djokovic të fitojë pikë të vlefshme për renditjen botërore. Tenisti serb mbetet në krye të renditjes botërore, edhe për një javë tjetër pavarësisht eliminimit të tij të hershëm në këtë turne. Për të bëhen 317 javë në krye të renditjes botërore.

Djokovic ka 90 pikë më shumë, krahasuar me javën e kaluar dhe shfaqet tani në renditje me 11,873 pikë. Ai e ka shtuar me më shumë se 2,000 pikë diferencën me rusin Daniil Medvedev, i cili mbetet i dyti me 9,850 pikë pavarësisht se nuk luajti në Monte Carlo pasi doli pozitiv për koronavirus. Rafael Nadal, i cili shfaqet me 9,490 pikë, pasi u mund në çerekfinalet e Monte Carlos, plotëson podiumin.

Diferenca midis Djokovic dhe Nadal shkon në 2,400 pikë. Së bashku me Djokoviç, një tjetër nga fituesit më të mëdhenj të renditjes këtë javë është tenisti grek Stefanos Tsitsipas, i cili me fitoren e tij në Monte Carlo konsolidohet në Top-5 me 7,860 pikë dhe tashmë është më pak se 1.000 pikë prapa Dominic Thiem, i katërti me 8,615.

Risia tjetër e madhe e renditjes për këtë javë është ajo e rusit Andrey Rublev, i cili ngjitet në vendin e shtatë në renditje me 5,955 pikë, duke kaluar Roger Federer, që mbetet në vendin e tetë me 5,875 pikë. Në vend të nëntë është Diego Schëartzman me 3,720 pikë dhe në të dhjetin,  Matteo Berrettini me 3,453.