Pas gati dy javësh nga tërmeti i fortë që goditi pjesë të Turqisë dhe Sirisë gjendet trupi i Christian Atsu. Prej ditësh u spekulua mbi vendndodhjen e futbollistit nga Gana, por sot nuk ka më dyshime pasi një grup vullnetarësh nxorrën nga rrënojat turpin e pajetë.
Sipas autoriteteve vendase lojtari i Hatayspor banonte në një kompleks pallatesh, i cili ishte shembur i tëri. Kompleksi ndodhej në Antakya dhe për ekipet e shpëtimit ka qenë një “kurth” i vërtetë vdekjeje pasi kanë humbur jetën mbi 100 vetë.
Për të dramatizuar edhe më shumë historinë, menaxheri i lojtarit tregon se në momentin e tërmetit klienti i tij nuk duhet të ishte në Turqi. Sipas Fatih Ilek, Atsu kishte një biletë pëe tu kthyer në Francë një ditë para tërmetit, por nuk e përdori kurrë atë pasi kishte qenë një gol i shënuar ai që i kishte ndryshuar mendjen dhe e kishte “bindur” që të mos ndryshonte ekip.