RTSH Sport Live

Terror në shtëpinë e Aubameyang

  • 29/08/2022
  • |
  • Të tjera
Terror në shtëpinë e Aubameyang
Natë e tmerrshme për sulmuesin gabonez të Barcelonës, grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e tij duke i marrë bizhuteri të ndryshme

Momente frike për sulmuesin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang. Ish-qendërsulmuesi i Borussia Dortmundit dhe Arsenalit, sipas gazetës spanjolle El Pais, pas ndeshjes kundër Valladolidit të fituar 4-0 nga djemtë e Xavi(gabonezit mbeti në stol) është përballur me një grabitje në shtëpinë e tij në Castelldefels(Barcelona).

Sipas burimeve policore, të paktën katër burra janë ngjitur dhe e kanë kërcënuar me armë zjarri dhe shufra hekuri dhe e kanë rrahur. Të kërcënuar me armë, ai dhe gruaja e tij kanë hapur kasafortën, nga e cila janë marrë disa bizhuteri para se grabitësit të iknin me një Audi A3 të bardhë. Për të raportuar ngjarjen ka qenë gruaja e futbollistit. Policia po heton rastin.