RTSH Sport Live

Tetê dhe Lacazette shënojnë, Lyon mposht Ajaccion

  • 05/08/2022
  • |
  • Futboll Bota
Tetê dhe Lacazette shënojnë, Lyon mposht Ajaccion
Formacioni i Peter Bosz e ka nisur me një fitore aventurën në sezonin e ri

Lyon e nisi rrugëtimin e tij në Ligue 1 me fitoren 2-1 ndaj Ajaccio. Goli i parë erdhi nga Tetê, i cili mori edhe penalltinë e dyfishimit: Lacazette e transformoi atë në gol. Të kuqtë e Lopes rrezikojnë të rihapin lojën dhe e çojnë rezultatin në  2-1, gol i Manganit me penallti, por Lyon i reziston sulmeve të miqve, pavarësisht se mbetet në dhjetë (Lopes përjashtohet) dhe luftojnë për t'u bërë i rrezikshëm në pjesën e dytë.

Lyon është në telashe, por e kuqja e radhës ndaj Hamouma në rikuperim ribalancon menjëherë situatën. Dhe në pjesën e dytë i sapo promovuari nuk është shumë i rrezikshëm: Riou, portieri rezervë duhet të bëjë vetëm një pritje. Nga ana tjetër, hyrjet e Tolisos dhe Barcola-s e bëjnë Lyon ti afrohet golit të tretë. Por përfundon 2-1, me një debutim të mirë për djemtë e Peter Bosz.

Ndërkohë, për Ajaccio në fundin e ndeshjes, minuta e 89-të, u aktivizua edhe mesfushori i përfaqësueses kuqezi, Qazim Laçi, duke bërë kështu debutimin në elitën e futbollit francez, por vetëm kaq, humbja është e pashmangshme.