RTSH Sport Live

Teuta, çfarë reagimi!

  • 21/05/2022
  • |
  • Basketboll
Teuta, çfarë reagimi!
Durrsakët fitojnë finalen e tretë për titull kampion 96-68 ndaj Vllaznisë

Teuta në basketboll për meshkuj, jo vetëm që i është kthyer fitoreve në finalet për titull kampion, por në ndeshjen e tretë e ka “dërrmuar” kundërshtarin e saj, Vllazninë, ndërsa në fund ka fituar 96-68. Një finale, e cila është luajtur në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës mes një entuziazmi të madh të publikut vendës dhe që ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Teuta që në fillim tregon qëllimet e saj, ndërsa ka fituar periodën e parë, 33-15. Vllaznia mundohet të reagojë dhe ka fituar periodën e dytë 24-21, ndërsa në pushim ka ngushtuar avantazhin e Teutës në 54-39. Pas pushimit, Teuta është krejtësisht ndryshe. 22-13 perioda e tretë për durrsakët dhe në total 76-52. E fundit 20-16 dhe në total 96-68.

Ndeshja e katërt finale do të luhet të mërkurën në ora 19:00 në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” Shkodër dhe do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.