Teuta ka arritur të barazojë 2-2 me Tiranën në javën e dytë të Superiores, ndërkohë që një nga protagonistët e kësaj sfide ishte dhe sulmuesi Realdo Fili, i cili shënoi golin e parë për durrsakët nga pika e 11-metërshit. I pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, sulmuesi i durrsakëve ka paralajmëruar se akoma nuk ka mbërritur më e mira.
“Kjo është vetëm sipërfaqja e potencialit që kemi. Kemi punuar shumë për këtë performancë. Të vazhdojmë të marrim më shumë pikë, lojtarët e rinj të futen në lojë. Na takon neve lojtarëve më me eksperiencë që të tërheqim lojtarët e rinj, të trajtojmë situatat me eksperiencë”.
“Shpresoj që Teuta çdo javë të përmendet për mirë. U bënë disa vite që punoj jashtë me trajnerë të huaj, më pëlqen që punoj me trajnerin Longo. Nëse të gjithë të tjerët do punojnë dy orë në ditë, ne do të punojmë tri orë, kjo është e sigurtë”.