RTSH Sport Live

Teuta humbet liderin e mbrojtjes, largohet Rustem Hoxha

  • 26/07/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Teuta humbet liderin e mbrojtjes, largohet Rustem Hoxha
Durrsakët kanë njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me një nga pikat më të forta të mbrojtjes

Rustem Hoxha, që nga dita e sotme nuk është më pjesë e skuadrës së Teutës. Lideri i mbrojtjes durrsake ka ndërprerë bashkëpunimin me kampionët e Shqipërisë dhe është në kërkim të një aventure të re, me shumë mundësi do e shikojmë në Superligën e Kosovës.

Lajmi në fakt është bërë i ditur nga vetë klubi i Teutës, që nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar vendimin më të fundit, ndërsa skuadra është nisur drejt Andorrës, për ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës, me Inter D’Eskaldes ku ndeshjen e parë në “Niko Dovana” e humbën me rezultatin 2-0.

Njoftimi i klubit:

“Faleminderit Kampion! 

KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Rustem Hoxha, i cili nga sot nuk është më pjesë e #Teutës. Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë stafin dhe ekipin. Faleminderit Fanella me nr. 5 për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion!#faleminderitrustemhoxha #kfteuta