Teuta bëhet gati për misionin e vështirë, të përmbysë Inter Eskaldes në ndeshjen e kthimit, pasi ka humbur të parën në “Niko Dovana” me rezultatin 2-0. Në Estadi Nacional - Andorra la Vella, bregdetarët do të luajnë një akt të rëndësishëm në Ligën e Konferencës.
Së pari duhet të shlyejnë gabimin e bërë një javë më parë, së dyti duhet të bëjnë llogaritë dhe me të larguarit e fundit, sidomos me mbrojtësin Rustem Hoxha, i cili ishte një nga pikat më të forta në mbrojtje.
Humbja në ndeshjen e parë ka ndërlikuar gjithcka, por kjo nuk do të thotë se Inter Eskaldes është i pakalueshëm, pasi vazhdon të mbetet më e dobët në letër, pavarësisht rezultatit.
Mjafton një fitore me dy gola diferencë(nuk vlen më goli në fushën kundërshtare) për ta dërguar sfidën në shtesë dhe për të pretenduar për të vazhduar më tej në Ligën e Konferencës.