RTSH Sport Live

Teuta, Kupa e Shqipërisë objektivi parësor

  • 24/01/2023
  • |
  • Basketboll
Teuta, Kupa e Shqipërisë objektivi parësor
Kapiteni i durrsakëve, Kristi Gorea, i ka bërë thirrje tifozëve për më shumë mbështetje

Teuta, Kupa e Shqipërisë objektivi parësor Kapiteni i durrsakëve, Kristi Gorea, i ka bërë thirrje tifozëve për më shumë mbështetje

Besëlidhja – Kamza Basket dhe Teuta – Tirana Neptun janë çiftet e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, të cilat do të zhvillohen të shtunën. Teuta vjen nga fitorja me Partizanin 99-75 në raundin çerekfinal dhe kapiteni i durrsakëve, Kristi Gorea, në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar tregon paraqitjen e “djemve të detit”.

"Ishte ndeshja e parë e këtij viti dhe ishte shumë e rëndësishme që ta nisnim me hapin e duhur pasi ishte një takim që vlente për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ndërsa na jepte një biletë për në gjysmëfinale", shpjegon Gorea.

Teuta i ka objektivat e qarta për marrjen e trofeve në fund të sezonit 2022-2023. 

"Objektiva e radhës janë kampionati dhe Kupa e Shqipërisë. Vitin e kaluar për fatin tonë të keq nuk e fituan Kupën dhe sivjet kemi mundësinë për ta rekuperuar atë që nuk morëm sezonin e kaluar. Pra është një objektivat tonë që ta marrim sivjet Kupën e Shqipërisë", thekson kapiteni i durrsakëve.

Për kapitenin e Teutës një rol të rëndësishëm në skuadër, përveç strukturave organizative në klub, ka trajneri Melzin Lazimi 

"Trajneri Melzin Lazimi është një trajner i afirmuar në kampionatin shqiptar. Dhe e njeh mirë dhe kampionatin, por edhe skuadrën. Deri më tani ka treguar se di të drejtojë ekipe, të cilat më pas janë shpallur kampion dhe atë është duke bërë edhe këtë vit me Teutën. Lojtarët po i përzgjedh që të jenë sa më të përshtatshëm për sistemin tonë dhe jo në bazë të cilësive individuale".

Në fund, Gorea në emër të ekipit ka bërë thirrje për tifozët, që të jenë të shumtë në mbështetje të skuadrës deri në fund të sezonit. 

"Ne e kemi treguar ndër vite që jemi një ekip serioz dhe që dhurojmë spektakël në parketin e Pallatit të Sportit dhe normalisht besoj se e meritojmë dhe mbështetjen e tifozëve", ka përfunduar Gorea.