RTSH Sport Live

Teuta nuk fal, merr kryesimin

  • 10/04/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Teuta nuk fal, merr kryesimin
Bregdetarët kanë marrë një fitore 2-0 përballë Apolonisë, me golat e Lorenco Vilës dhe Bregut

Teuta nuk zhgënjen në këtë javë të 27-të të Kategorisë Superiore, duke mundur Apoloninë në “Loni Papuçiu” me rezultatin 2-0. Lorenco Vila dhe Bregu, me golat e shënuar, i kanë dhuruar tri pikët e radhës skuadrës bregdetare, njëkohësisht dhe vendin e parë në klasifikim, duke e kryesuar e vetme në kuotën e 49 pikëve.

Në Fier, të besuarit e trajnerit Edi Martini kanë dominuar që në minutat e para në lojë. Sinjali i parë i rrezikshëm vjen me Bregun, ndërsa rezultati është zhbllokuar në minutën e 20-të me anë të Lorenco Vilës. Një veprim i bukur i Krasniqit, që hapet nga e majta e sulmit dhe gjen në zonë Vilën, i cili fare pranë nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.

Në vazhdim, dueti Bregu-Krasniqi mbetet gjithnjë shqetësues për mbrojtjen e skuadrës fierake, që në asnjë moment nuk arrin të ndalë dominimin e bregdetarëve. Në pjesën e dytë, pas disa tentativash, Bregu 55’ ka arritur të nxjerrë një tjetër gol të bukur nga repertori i tij, duke sigluar 2-0. Në vazhdim nuk ka më histori, rezultati mbetet i pandryshuar dhe Teuta i gëzohet fitores, njëkohësisht dhe vendit të parë. Ndërkohë, Apolonia zhytet në vendin e fundit me 17 pikë.

KATEGORIA SUPERIORE/JAVA 27

Rezultatet

E shtunë

KASTRIOTI-KUKËSI 0-3

Golat: Eze 50’, 59’, Lulaj 72’

SKËNDERBEU-TIRANA 0-0

APOLONIA-TEUTA 0-2

Golat: L.Vila 20’, Bregu 55

LAÇI-VLLAZNIA 0-0

E diel

PARTIZANI-BYLIS