RTSH Sport Live

Teuta nuk ndalet, zyrtarizon Adolf dhe Santiago Selmani

  • 17/07/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Teuta nuk ndalet, zyrtarizon Adolf dhe Santiago Selmani
Kampionët e Shqipërisë kanë përforcuar repartin e mbrojtjes dhe të sulmit

Teuta ka bërë një goditje dyfishe në merkato, duke afruar në skuadër dy vëllezërit, Adolf dhe Santiago Selmanin. Dy emra të njohur të Kategorisë Superiore, të cilët vijnë nga skuadra e Laçit. Adolf luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në radhët e skuadrës kurbinase.

Santiago, sulmues, është stërvitur me skuadrën e parë, ndërsa lunate me të rinjtë. Të dy lojtarët janë bashkuar me skuadrën dhe kanë marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore. Lajmi është bërë i ditur nga skuadra bregdetare nëpërmjet rrjeteve sociale.

Njoftimi i klubit

Kampionet vijon përgatijet intensive në Durrës në kuadër të sfidës ndaj Inter Escalades për raundin e dytë te UEFA Conference League. Grupi ne gjëndje optimale.

WELCOME ADOLF SELMANI dhe SANTIAGO SELMANI

KF Teuta njofton se sulmesi Santiago  Selmani, dhe qendërmbrojtësi Adolf Selmani janë zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë! Të dy lojtarët, janë njohës mjaft të mirë të kampionatin tonë, dhe vin si një vlerë e shtuar për sezonin e ri në ekipin tonë, drejt objektivave që kemi! Santiago dhe Adolf Selmani, të cilë luajn në rrolin e mbrojtësit dhe sulmesit, në të kalurën Adolf Selmani është aktivizuar me ekipin e Laçit, ndërsa Santiago stërvtije me ekipin e parë të Laçit dhe aktivizohej me të rinjtë. Të dy futbollistët i janë bashkuar skuadrës sotë në seancën e rradhës stërvitore që u zhvillua në Durrës. KF Teuta i uron Adolf dhe Santagio Selmanit shumë suksese me fanellën tonë dhe paraqitje dinjitoze. forcateuta