RTSH Sport Live

Teuta – Partizani, miqësorja mbyllet 1-2

  • 13/08/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Teuta – Partizani, miqësorja mbyllet 1-2
Përballja e të kuqve të Kolelës me durrsakët e Arapi erdhi drejtpërdrejt në RTSH 1

Vetëm dy ditë pas emërimit, Xhovani Kolela ka patur provën e tij të parë në krye të stolit të të kuqve kryeqytetas, teksa Partizani ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Teutën. Kjo ndeshje, që u luajt në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH 1.  Si Kolela, ashtu edhe trajneri i Teutës, Renato Arapi patën mundësinë të shihnin gjendjen e lojtarëve në dispozicion, teksa edhe durrsakët kishin filluar prej 4 korrikut përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2022-2023. Ka qenë Teuta që ka kaluar e para në epërsi pas 16 minutash lojë, me një goditje të lirë, të ekzekutuar mjeshtërisht nga Rubin Hebaj.

Pavarsisht se Partizani do të bëjë një vëllim më të madh loje e do të ndërtojë aksione sulmuese, skuadra durrsake do të jetë më cinike në lojën e saj. Sidoqoftë, pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë minimale të vendasve. Ajo e dyta do të shohë Partizanin të barazojë shifrat në minutën e 58-të me një autol të Elezajt. Katër minuta para fundit të kohës së rregullt, Çelaj do të gjejë golin e dytë të Partizanit që përmbys kështu shifrat dhe e fiton këtë miqësore 2-1.

Përtej rezultatit, kjo miqësore ka qenë një test i dobishëm, si për kryeqytetasit, ashtu edhe për durrsakët.