RTSH Sport Live

Teuta prezanton trajnerin e ri, është Edi Martini

  • 23/11/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Teuta prezanton trajnerin e ri, është Edi Martini
Trajneri shkodran rikthehet për herë të katërt në stolin e bregdetarëve

Nuk ka më dyshime, Edi Martini do të jetë trajneri i ri i Teutës, i cili do të zëvëndësojë të larguarin Bledi Shkëmbi. Trajneri shkodran është një emër më shumë se i njohur për pankinën durrsake, ky është një rikthim për herë të katërt. Klubi bregdetar ka njoftuar gjatë mëngjesit të sotëm dhe arritjen e marrëveshjes mes palëve, ndërkohë që do të nisë menjëherë nga puna.

Njoftimi i klubit:

WELCOME EDI MARTINI!

Sot në ambientin e stadiumit "Niko Dovana" KF Teuta ka arritur marrëveshje me trajnerin Edi Martini. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë. #forcateuta🔵🔵