RTSH Sport Live

Teuta, triumf në finalen e parë

  • 14/05/2022
  • |
  • Basketboll
Teuta, triumf në finalen e parë
“Djemtë e detit” fitojnë ndaj Vllaznisë, 86-68, dhe hedhin hapin drejt titullit kampion

Teuta ka fituar ndeshjen e parë finale në basketboll për meshkuj ndaj Vllaznisë, e cila është luajtur të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”. Durrsakët e kanë patur fillimin e vështirë, ndërsa perioda e parë ka përfunduar 22-22. Më pas nis dominimi i vendësve, të cilët kanë fituar periodën e dytë 28-20 dhe në pushim kanë kryesuar 50-42. 20-13 për Teutën e tretë, që thellon në 70-55. E fundit 16-13 dhe përfundimisht 86-68.

Ndeshja e dytë do të luhet të mërkurën në ora 19:00 në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, kurse e treta në Durrës të shtunën po në ora 19:00 me shpresën që Teuta do ta mbyllë gjithçka brenda tre ndeshjesh.