Sportistët ukrainas do të mund të konkurrojnë në Lojërat Olimpike 2024, pavarërisht nga pushtimi vendit nga Rusia. Kështu është shprehur presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombtar, Thomas Bach. Duke folur gjatë një vizite në Kiev, ku është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, kreu i IOC, u zotua të rrisë sasinë e financimit nga organizata olimpike për sportistët e vendit të shkatërruar nga lufta. Kjo do të sigurojë që në Lojërat Olimpike “Paris 2024” dhe në Lojërat Olimpike Dimërore “Cortina-Milano 2026”, "flamuri ukrainas do të valëvitet midis të tjerëve.
“IOC do të trefishojë fondin që kemi krijuar në fillim të pushtimit rus në Ukrainë nga 2.5 milionë dollarë në 7.5 milionë dollarë”, - tha Bach. "Pushtimi rus është bërë një tronditje mizore për sportin ukrainas. “Shumë sportistë ukrainas iu bashkuan forcave të armatosura për të mbrojtur vendin. Deri tani 89 sportistë dhe trajnerë kanë humbur jetën gjatë luftimeve, ndërsa 13 janë kapur rob nga rusët”. Presidenti ukrainas Zelensky e mirëpriti lajmin e dhënë nga presidenti i IOC, Tomas Bach.