Çmimi i Madh i Hungarisë ishte i hidhur për Ferrarin, me të dy pilotët si Leclerc dhe Sainz që nuk arritën të preknin podiumin pavarësisht rezultatit të shkëlqyer të marrë në provat zyrtare. Për të analizuar garën ishte drejtori i ekipit Mattia Binotto, i cili nuk donte të dëgjonte për strategjinë e gabuar.
"Të gjithë prisnim një rezultat ndryshe, problemi nuk ishte strategjia por makina që nuk shkoi mirë. Nëse makina do të ishte në gjendjen e duhur nuk do të ishim këtu duke folur për strategjinë, në garën e Hungarisë mungonte gjithçka”.
Edhe një herë Binotto ishte i qartë: "Ne do të analizojmë gjithçka, por mbi të gjitha pse makina nuk kishte ritmin e duhur. Sot makina nuk funksionoi siç e pamë të premten dhe në këtë fillim sezoni, ne nuk mbajtëm hapin".
Deklaratë që nuk është pritur mirë nga tifozët e Ferrarit të cilët në rrjetet sociale kanë filluar një fushatë me hashtagun Binotoout. Një situatë jo e mirë te Ferrari që tani duhet të menaxhojnë edhe zemërimin e tifozëve.