Olimpiku i Romës do të presë tifozë për ndeshjet e Kampionatit Europian. Qeveria ka dërguar një përgjigje positive në zyrat e FIGC, në lidhje me evenimentin që do të zhvillohet gjatë muajit qershor. Zv-sekretarja për sportin, Valentina Vezzali në fakt i dërgoi një letër presidentit të Federatës së Futbollit Gabriele Gravina me angazhimin e Qeverisë për të siguruar pjesëmarrjen e "një pjese të spektatorëve të barabartë me të paktën 25% të kapacitetit" të Stadiumit Olimpik me rastin e ndeshjes inauguruese dhe të ndeshjeve të tjera të planifikuara në Romë. UEFA priste një përgjigje brenda kësaj jave.
“Italia dhe Roma janë gati. OK nga Qeveria për praninë e publikut në ndeshjet në Romë për Euro 2020, është një lajm i shkëlqyer që ne do t'ia transmetojmë menjëherë UEFA-s". Kështu e komenton presidenti i FIGC, Gabriele Gravina komunikimin zyrtar të dërguar pasdite nga zv-sekretarja e Presidencës së Këshillit të Ministrave me delegacionin në Sport, Valentina Vezzali, që tregon përqindjen e të paktën 25% të tifozëve që do të jenë në gjendje për të marrë pjesë në 4 ndeshjet e planifikuara në kryeqytet duke filluar nga 11 qershori.
"Mesazhi që Ekzekutivi po i dërgon vendit - vazhdon Gravina - është me besim të madh dhe vizion të jashtëzakonshëm. Italia dëshmon se ka guxim, se lufton kundër pandemisë dhe në të njëjtën kohë punon për të rifilluar në mënyrë të sigurt në përputhje me një program të qartë. Unë do të doja të falënderoja Presidentin Draghi dhe Qeverinë e tij, Ministren e Shëndetësisë Speranza, por mbi të gjitha zv-sekretaren Vezzali që shprehu menjëherë mbështetjen e saj të plotë për realizimin e kësaj ngjarje të madhe dhe që për disa ditë tregoi cilësi dhe vendosmëri në zhbllokimin e një çështja kaq të rëndësishme".