RTSH Sport Live

Tifozët në Olimpiko, UEFA: Roma konfirmohet shtëpi e Europianit

  • 14/04/2021
  • |
  • Futboll Bota
Tifozët në Olimpiko, UEFA: Roma konfirmohet shtëpi e Europianit
Pas OK së dhënë nga qeveria, ka mbërritur edhe konfirmimi i UEFA-s për praninë e publikut: "Të paktën 25% e stadiumit do të mbushet"

Pas miratimit të qeverisë për FIGC për pjesëmarrjen e publikut në Olimpiko të Romës për Europianin (kapacitet i garantuar të paktën 25%), vjen dhe deklarata zyrtare e UEFA-s që konfirmon vendimin: "Roma konfirmohet plotësisht si vendi i turneut. UEFA sot mori konfirmimin nga Federata Italiane e Futbollit nga qeveria Italiane se ndeshjet Euro2020 të planifikuara në Stadiumin Olimpik në Romë do të zhvillohen me spektatorë. Autoritetet kanë garantuar që të paktën 25% e kapacitetit të stadiumit do të plotësohet. Si pasojë, Uefa beson se Roma është konfirmuar plotësisht si vendi i turnout”. Në përfundim, UEFA shpjegon se "Tifozët me bileta për ndeshjet në Romë duhet të kenë parasysh se nuk do të ketë përjashtime nga kufizimet e udhëtimit që do të jenë në fuqi në atë kohë, për njerëzit që vijnë nga jashtë Italisë".