RTSH Sport Live

Tifozët që nuk kanë bileta, të qëndrojnë në shtëpi

  • 16/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Tifozët që nuk kanë bileta, të qëndrojnë në shtëpi
Kryetari i bashkisë Londër ka kërkuar që tifozët e Skocisë të mos udhëtojnë në kryeqytet

Anglia do të presë Skocinë, mbrëmjen e së premtes në Uembli, në orën 21:00. Për këtë sfidë pritet që drejt  kryeqytetit anglez të udhëtojnë mijera tifozë të Skocisë për të mbështetur kombëtaren dhe kjo ka shqetësuar kryetarin e bashkisë së Londrës, Sadiq Khan.

Ky i fundit mendon se nëse tifozë të shumtë do të mbërrijnë në londër, rastet me Covid-19 do të shtohen. Në këtë mënyrë ka kërkuar që mbështësit e Skocisë që nuk kanë një biletë për në Uembli, të qëndrojnë në shtëpi.

“Tifozët skocezë janë të njohur në të gjithë botën për atmosferën që krijojnë, por me kufizimet e Covidit që janë ende në fuqi, gjëja më e mirë do të ishte që tifozët pa bileta stadiumi të mos udhëtojnë drejt Londrës, por ta shijojnë ndeshjen nga Skocia”.

Në Uembli do të lejohen vetëm 20 mijë tifozë brenda, ndërsa në sheshi Trafalgar më pak se 1 mijë njerëz. Tifozët skocezë pritet që pasi të mëbrrijnë në Londër të ndjekin ndeshjet nga bare të ndryshme.