RTSH Sport Live

Tifozi i çmendur humbet derbin e parë në “Merseyside” pas 35 vitesh

  • 18/06/2020
  • |
  • Moto GP
Tifozi i çmendur humbet derbin e parë në “Merseyside” pas 35 vitesh

Derek Genaey, tifoz i çmendur i Everton, nuk do të jetë këtë fundjavë në stadium për të parë ndeshjen derbi mes skuadrës së tij të zemrës dhe Liverpool. Ai nuk do të shohë “live” nga stadiumin i “Merseyside” derbin e parë pas 35 vitesh. Gjithçka për shkak të koronavirus.

Ndeshjet e Premier League luhen pa tifozë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe përjashtim nga kjo nuk do të bëjë as Derek Genaey, që është i zhgënjyer. Ai është një njeri që ka kaluar kohën më të madhe me futbollin, duke luajtur fillimisht me moshat e Everton e më pas si tifoz i këtij ekipi.

Jam i dëshpëruar. Të mos jesh në gjendje të shohësh ndeshjet për shkak të pandemisë është një goditje e rëndë për çdo tifoz. Gjithsesi, po kuptoj se ka gjëra më të rëndësishme se futbolli edhe pse ai më mungon shumë. Jam nga ata tifozë që kaloj 5-6 netë në javë duke parë ndeshje, ndaj ky është moment i vështirë”, tha tifozi.

Është një gjë e mirë që po rinisin ndeshjet, por ky stadium bosh, në një ndeshje derbi është pak e çuditshme. Mezi e presim këtë derbi me Liverpool, por nuk do të kemi mundësi të shkojmë në stadium”, tha Derek, ndërkohë që bashkëshortja e tij Gillian është tifoze e Liverpool.