RTSH Sport Live

Tifozi u rrëzua nga tribuna, Poloni-Austri mund të kishte përfunduar në tragjedi

  • 22/06/2024
  • |
  • Euro 2024
Tifozi u rrëzua nga tribuna, Poloni-Austri mund të kishte përfunduar në tragjedi

Sipas gazetarëve të televizonit publik gjerman ndeshja mes Polonisë dhe Austrisë mund të kishte përfunduar në një tragjedi të vërtetë. Mësohet se një tifoz polak ka rënë nga shkallët e stadiumit në humbjen e thellë të pësuar nga Polonia përballë Austrisë në Berlin.

Siç dihet përfundimi i këtij dueli ka qenë fatal për ekipin polak pasi është formacioni i parë i eliminuar nga “Gjermani 2024”.  Sa i përket gjendjes së tifozit, gazetari i ARD, Aleksander Bomes tha: “Ishte shumë pranë tifozëve të Austrisë, të cilët po festonin fuqishëm. Ndodhi menjëherë dhe u habita kur e pashë kur ra nga shkallët e stadiumit. Një ambulancë erdhi dhe e mori direkt”.