RTSH Sport Live

Tiger Woods operohet pas aksidentit

  • 26/02/2021
  • |
  • Të tjera
Tiger Woods operohet pas aksidentit
Tiger Woods e ka kaluar vetëm me një operim në këmbën e djathtë, pasojën e aksidentit të rëndë, ndërsa po drejtonte makinën e tij

Tiger Woods është zgjuar, është aktiv dhe po e merr veten në dhomën e tij të spitalit, pas ndërhyrjes në këmbë, si pasojë e një aksidenti me makinë në Los Angeles. Lajmi është publikuar në rrjetet sociale nga stafi i tij. Nga aksidenti, golfisti amerikan, ka pësuar thyerje në këmbën e e djathtë. Ndaj i është dashur ndërhyrje kirurgjikale e quajtur ndryshe në gjuhën mjekësore, "proçedurë e gjatë kirurgjikale”.

Sipas mjekëve, Woods ka pësuar thyerje në kërci dhe në pjesën e gjurit të djathtë, në disa pika, madje është dashur vendosja e disa vidave në kyçin e këmbës. Ndërkohë pas hetimeve të para nga policia dalin edhe detajet e para nga aksidenti.

"Tiger kishte vendosur rripin e sigurisë, e kjo gjë i ka shpëtuar jetën. Gjithashtu, airbegu është hapur dhe pjesët e tjera mbrojtëse të makinës kanë funksionuar, përndryshe do të ishte me siguri një aksident me pasojë vdekjen” – ka shpjeguar policia në komunikatën e saj.

Woods ishte vetëm në makinë, e në aksident nuk janë përfshirë automjete të tjera. Pasi e kanë nxjerrë nga makina ndihma e shpejtë, e ka dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në këmbën e djathtë.

Në pjesën tjetër të komunikatës së policisë shkruhej: “Woods po drejtonte makinën me një shpejtësi përtej normales, në momentin e aksidentit. Makina ka goditur një bordurë dhe një pemë”.

Policia nuk ka gjetur prova për shkakun e përplasjes së makinës. “Automjeti është rrokullisur disa herë. Rruga në atë pikë është në tatëpjetë dhe ka disa kthesa, ajo zonë ka një frekuencë të lartë aksidentesh" – shkruhej në komunikatën e policisë.