RTSH Sport Live

Tirana, Ardit Toli: Ishte një situatë e frikshme, por…

  • 18/10/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana, Ardit Toli: Ishte një situatë e frikshme, por…
Futbollisti bardheblu ka analizuar fitoren me Teutën në studion e “Rubrika Sportive” në RTSH

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, Teuta është një skuadër shumë e fortë”. Mbrojtësi i Tiranës, Ardit Toli, i pranishëm në studion e emisionit, “Rubrika Sportive” në RTSH ka analizuar suksesin më të fundit, atë me Teutën, në javën e pestë të Abissnet Superiore.

 “Ishte një situatë e frikshme, por ne nuk e ndalëm stërvitjen, u fokusuam te ndeshja. Kishim dhe fatin që kampionati ishte pushim. Ishte një ndeshje me shumë emocione, të gjithë lojtarët kishin dëshirë për fitore. Atë që kemi bërë në stërvitje, e treguam edhe në fushë. Arritëm të përmbysim rezultatin përballë skuadrës kampione, kjo tregon se skuadra ka karakter”.

“Tirana ka mentalitet fitues në këtë sezon, e kishim dhe në sezonin e kaluar, por kishim disa mungesa. I marrim të gjitha ndeshjet me shumë seriozitet dhe mendojmë vetëm për fitoren. Pozicioni në fushë? Po luaj në mesfushë, por pozicioni im është mbrojtës. Tani do fokusohemi te ndeshja derbi, të shpresojmë me fitore. Partizani ka pika të forta. Kur luan një derbi, nuk e mendon se çfarë pozicioni ka kundërshtari”.