RTSH Sport Live

Tirana-Besëlidhja drejtëpërdrejtë në RTSH Sport

  • 01/05/2023
  • |
  • Basketboll
Tirana-Besëlidhja drejtëpërdrejtë në RTSH Sport

Tirana dhe Besëlidhja do të luajnë sot aktin e katërt të finaleve, të cilat do të vendosin se cila prej skuadrave do të kurorëzohet si kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj.

Gjithçka nis në orën 19:00 në parkun olimpik “Feti Borova” dhe do të transmetohet drejtëpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Bardheblutë e kryeqytetit shkojnë në këtë duel me moral të lartë pasi fituan ndeshjen e tretë duke ngushtuar kështu avantazhin e Besëlidhjes në 2-1. Në rast të një tjetër fitoreje ekipi vendas do të bënte që seria të ndahej në ndeshjen e pestë.