RTSH Sport Live

Tirana dhe Egnatia ndahen në paqe

  • 24/07/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Tirana dhe Egnatia ndahen në paqe
Është mbyllur në barazim 2-2 në miqësoren e luajtur në “Selman Stërmasi”

Tirana dhe Egnatia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2 mes tyre në miqësoren e luajtur në “Selman Stërmasi”. Një start shumë i mirë për rrogozhinasit në këtë sfidë, të cilët menjëherë kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Në minutën e 3-të të takimit, është Bledar Lilaj që ka përfituar nga një hutim i mbrojtjes bardheblu për të dërguar topin në rrjetë.

E njëjta situatë përsëritet dhe në minutën e 37-të, përsëri me protagonist Bledar Lilajn dhe Egnatia arrin avantazhin e dyfishtë përballë bardhebluve. Gjithsesi, në përfundim të pjesës së parë, Tirana ka arritur të ngushtojë diferencën me një gol të blerjes më të re, Redon Xhixha. Në pjesën e dytë është Vesel Limaj që vendos barazpeshën, 2-2, nga pika e bardhë e penalltisë.

Pavarësisht volumit të lojës së krijuar, sidomos nga skuadra e Tiranës, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Një test i rëndësishëm për të dyja skuadrat, që kanë testuar blerjet e reja.