RTSH Sport Live

Tirana, Erbim Fagu: Nuk jemi aty ku duhet

  • 04/10/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana, Erbim Fagu: Nuk jemi aty ku duhet
Zv-trajneri i bardhebluve, i pranishëm në “Rubrika Sportive”, ka komentuar ecurinë e skuadrës

Në vend të parë, e megjithatë nuk është aty ku duhet. Ky është mendimi i zv-trajnerit të Tiranës, Erbim Fagu, i cili priste më shumë nga skuadra e tij në këto katër javë të para të Abissnet Superliga. Në javën e fundit, Tirana mori një fitore 2-0 përballë një kundërshtari të fortë siç është Laçi. Fagu ka deklaruar: “Ndeshjet e forta të japin impenjimin e duhur për të marrë pikët. Nuk jemi aty ku duhet, mendoja të ishim më mire”.

“Kemi një skuadër me kualitet, kanë cilësi në këmbët e tyre. Mungesa e fushës së mirë na ka penalizuar, por kjo nuk duhet të shërbejë si një alibi. Vinim nga dy barazime dhe dukej sikur besimi ishte humbur. Ndaj Laçit u treguam agresivë, ndryshe nga tri ndeshjet e tjera. Laçi ka një skuadër të mirë. Një fitore ndaj një skuadre të tillë e në një fushë të tillë na jep besim”.