RTSH Sport Live

Tirana fiton derbin dhe feston titullin

  • 07/05/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana fiton derbin dhe feston titullin
Bardheblutë kanë mundur 2-1 Partizanin duke siguruar matematikisht titullin për herë të 26

Një sezon dominues, që është kurorëzuar me festën e titullit kampion në sfidën më të rëndësishme, në derbin e kryeqytetit. Tirana  ka arritur të fitojë 2-1 përballë Partizanit, në derbin e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Një sukses që i mundësoi skuadrës bardheblu të arrijë matematikisht  titullin kampion në sezonin 2021/2022, që është i 26 në historinë e këtij klubi.

Në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, ishte skuadra e Partizanin që e nisi më mirë, duke finalizuar lojën dominuese me një gol mjaf të bukur të sulmuesit Skuka 20’. Gjithsesi, skuadra e Tiranës arriti të reagojë duke barazuar fillimisht me Seferin 27’ dhe duke shënuar golin e fitores në fillim të pjesës së dytë me Totre.

Kishte dhe polemika, sidomos për penalltinë e dhënë për Skukën dhe të anulluar më pas nga VAR. Nuk mungoi dhe tensioni në tribuna, por në fund festa e Tiranës ishte e pashmnagshme duke i vënë vulën një sezoni të dominuar plotësisht që në javët e para.