Sherif Kallaku, mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit, tanimë është zyrtarisht pjesë e Tiranës. Ai vjen në formë huazimi, ashtu sikurse ishte dhe tek Partizani sezonin e kaluar, apo dhe përpara dy sezoneshn tek Teuta, ndërsa ky do të jetë një përforcim i mirë në mesfushë për bardheblutë. Parë kjo dhe nga fakti i largimit të Totres, Kallaku është ai tipi i lojtarit ofensiv që do t’i shërbejë manovrës sulmuese të ndërtuar nga trajneri Shehi. Pas eleminimit në Ligën e Kampioneve nga Dudelange dhe në Konferencë Ligë nga Zrinjski,
Tirana kaloi një tronditje, që u shoqërua dhe me largime. E tanimë kërkohen afrime për të riforcuar skuadrën dhe për ta bërë të aftë atë të jetë përsëri kampione. Tirana ka planifikuar një tjetër miqësore të shtunën me Bylisin, pas asaj të fituar në “Tofik Jashari” ndaj Erzenit, 2-0. Kjo do të jetë miqësorja e fundit, ndërsa në javën e parë bardheblutë do të jenë në transfertën e Kukësit. Ndaj Kallaku me firmën e tij jep më shumë forcë për bardheblutë.