RTSH Sport Live

Tirana-Laçi, në RTSH

  • 11/03/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana-Laçi, në RTSH
Do të luhen sot dy ndeshje të javës së 25-të të “Abissnet Superiore”

Tirana do të zbresë të shtunën në “Elbasan Arena” si skuadër pritëse ku do të përballet me Laçin, ora 17:00, takim i vlefshëm për javën e 25-të të “Abissnet Superiore”, që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH. Bardheblutë, që vijnë pas humbjes në derbi, 2-0 me Partizanin, do të kërkojnë të ringrihen për të ruajtur pozitat kryesuese. Përballë është Laçi, shumë larg atij që jemi mësuar të shikojmë, në vendin e tretë nga fundi në klasifikim ku i duhet të luftojë për mbijetesë.

Sfida tjetër e ditës së sotme është ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit, që do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00. Shkodranët vijnë në këtë sfidë pas barazimit me Teutën dhe një fitore me kryesuesit(Partizanië shtë në vend të parë, me pikë të barabarta me Tiranën, me nga 40 pikë) do të thoshte shumë në rrugën drejt objektivave. Shkodranët ndodhen në kuotën e 36 pikëve, katër pikë larg kreut. Nga ana tjetër, kryeqytetasit vijnë të karikuar pas suksesit në derbi. Pritet një sfidë mjaft e ndezur.