Vllaznia-Tirana 72-90. Ky është rezultati përfundimtar i ndeshjes në basketboll për meshkuj, luajtur mbrëmjen e së mërkurën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për llogari të javës së gjashtë të Superligës. Vllaznia e trajnerit malazez, Nikola Milatoviç ka zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta të saj duke u mundur me rezultat të thellë nga bardheblutë e Tiranës, kjo me një diferencë prej 18 pikësh.
Tirana arriti të fitojë tre periodat e para 16-19, 14-27, 13-20 duke e thelluar avantazhin deri në 20 pikë diferencë. Falë edhe një lëshimi të lojës nga miqtë në periodën e katërt, Vllaznia arriti ta ngushtojë diferencën e pikëve, por pa e shmangur humbjen, që ishte në rezultatin 72-90.