RTSH Sport Live

Tirana me fat në Champions, do të ndeshet me Diddeleng

  • 14/06/2022
  • |
  • UEFA Champions League
Tirana me fat në Champions, do të ndeshet me Diddeleng
Shorti i raundit të parë kualifikues të UEFA Champions League 2022/23

Në shtëpinë e futbollit europian, në Nyon të Zvicrës është hedhur sot shorti i raundit të parë kualifikues të UEFA Champions League 2022/23. Një short me fat për kampionen tonë, Tiranën, e cila do të përballet në këtë tur me skuadrën nga Luksemburgu, Diddeleng, ndërkohë që ka shmangur emra si Ferencvarosh, Ludogorets apo Maribor. Për bardheblutë sfida e parë do të jetë në transfertë.

Për skuadrën kampione të Kosovës, shorti ka rezervuar skuadrën e Zalgiris(Lituani), ndërsa për Shkupin, kampione e Maqedonisë së Veriut, përballë do të jetë Lincoln Red Imps(Gjibraltar). Ndeshjet e para do të luhen më 5/6 korrik, ndërsa ato të kthimit më 12/13 korrik.

SHORTI

Pyunik (ARM) vs CFR Cluj (ROU)
Maribor (SVN) vs Shakhtyor Soligorsk (BLR) *
Ludogorets Razgrad (BUL) vs Sutjeska Nikšić (MNE)
Diddeleng (LUX) vs Tirana (ALB)
Tobol (KAZ) vs Ferencváros (HUN)

Malmö (SWE) vs Preliminary round winners
Ballkani (KOS) vs Žalgiris (LIT)
HJK (FIN) vs RFS (LVA) *
Bodø/Glimt (NOR) vs KÍ (FRO)
The New Saints (WAL) vs Linfield (NIR)

Shamrock Rovers (IRL) vs Hibernians (MLT)
Lech Poznań (POL) vs Qarabağ (AZE)
Shkupi (MKD) vs Lincoln Red Imps (GIB)
Zrinjski (BIH) vs Sheriff (MDA)
Slovan Bratislava (SVK) vs Dinamo Batumi (GEO)