RTSH Sport Live

Tirana, pankina nuk jep garanci

  • 15/03/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Tirana, pankina nuk jep garanci
Shehi pati shansin e kundërshtarit, por e ardhmja shqetëson teknikun

Kualifikimi u arrit, por në fakt ishte i siguruar që pas 90 minutave të para. Kastrioti kishte hequr dorë nga Kupa,e megjithatë rikuperoi dy gola kur ishte në inferioritet numeric. Një tregues që mjafton të shqetësojë Orges Shehin, edhe pse nuk ishte shumë e nevojshme që tekniku të kuptonte limitet e pankinës së tij.

Vetëm katër titullarëm nëse përfshihet edhe Behiratche, që në kampionat nuk luan sepse ende nuk ka rinovuar. Linjat e dyta gjithësesi dështuan të japin efektin siguri në pjesën e dytë, kur pas kartonit të kuq të Arapit Shehi i shtoi katër të rinj të tjerë, pjesë e akademisë bardheblu me mendimin se një lojtar më shumë do të mjaftonte për të marrë në shtëpi kualifikimin.

Vërtetë kështu ndodhi, por dy golat e pësuar nga vendi i fundit me një lojtar më pak janë një fakt që Shehin nuk mund ta lërë të qetë. Sigurisht turnover të plotë Tirana as nuk ka luksin e as nuk i shkon nëpër mend Shehit që ta bëjë, por edhe ndeshjet që vijnë përpara janë të paimagjinueshme se mund të përballohen me lojtarë Akademie. Tola, Meta apo Qehaja kanë marzh përmirësimi dhe kjo nuk vihet në dyshim, por peshën e fanellës së 26 herë kampionëve nuk e mbajnë dot.

Abazaj është lajmi, shpresa dhe gjithë vëmendja e Orges Shehit. Lojtari mori minuta të tjera të çmuara, por për të përmbushur pritshmëritë e teknikut duhet pritur pas pauzës së kombëtares. Një tjetër element në favor të Tiranës, në një moment që mund të vendosë shumë për sezonin. E.S.