RTSH Sport Live

Tirana për të shpëtuar sezonin, Egnatia për lavdi

  • 01/06/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Tirana për të shpëtuar sezonin, Egnatia për lavdi
Luhet sot finalja e Kupës së Shqipërisë, në “Elbasan Arena” ora 19:00

Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet sot në “Elbasan Arena”, mes Tiranës dhe Egnatias, ora 19:00. Dy skuadra që bashkë me Partizanin kampion, ishin kryefjala e këtij sezoni. Bardheblutën do të kërkojnë të rrëmbejnë një trofe në këtë sezon, fundi i të cilit ishte mjaft i hidhur, për faktin se e humbën titullin kampion në metrat e fundit.

Për trajnerin Orges Shehi kjo mund të jetë dhe sfida e fundit në stolin e skuadrës bardheblu, pasi zërat e merkatos thonë që largimi i tij drejt Shkëndijës së Tetovës është punë e mbaruar.

Nga ana tjetër, Egnatia, në të dytin sezon në Superiore, do të kërkojë lavdinë duke rrëmbyer një trofe, që do të ishte i pari dhe që do të vuloste një sezon të mrekullueshëm. Një trofe si shpërblimi më i mirë për një skuadër që ka surprizuar gjatë gjithë sezonit në fushën e lojës.

Të gjithë në “Elbasan Arena”, ora 19:00 për të diskutuar trofeun e Kupës, me bardheblutë me shumë mungesa dhe dilemma, e nga ana tjetër me rrogozhinasit të mirëkompletuar dhe organizuar.