RTSH Sport Live

Tirana, përforcimi në mbrojtje vjen nga Besëlidhja

  • 05/07/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana, përforcimi në mbrojtje vjen nga Besëlidhja
Bardheblutë kanë zyrtarizuar mbrojtësin 24-vjeçar, Florjan Përgjoni

Skuadra e Tiranës ka bërë goditjen e radhës në merkato duke firmosur me një mbrojtës. Bëhet fjalë për Florjan Përgjonin, i cili vjen nga skuadra e Besëlidhjes. 24-vjeçari që luan në krahun e majtë të prapavijës, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga vetë bardheblutë me anë të rrjeteve sociale.

Njoftimi i klubit:

“Mirësevjen Florjan Pergjoni!

Tashmë në rreshtimin e bardhebluve shtohet edhe emri i Florjan Pergjoni. 24 vjeçari vjen si një përforcim me shumë vlera i repartit të mbrojtjes për 3 sezonet e ardhshme. Futbollisti pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitjen e rradhës.