Tirana godet përsëri në merkato. Bardheblutë kanë siguruar shërbimin e mesfushorit 24 vjeçar, Ennur Totre, i cili vjen nga Shkëndija e Tetovës. Një përforcim shumë i rëndësishëm për bardheblutë, të cilët pas largimit të Bathës kanë marrë të gjitha masat për të plotësuar boshllëkun e krijuar.
Totre është aktivizuar më parë me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa në fund të sezonit të kaluar ishte vënë në kërkim të një skuadre të re. Në fund ka preferuar bashkëpunimin me bardheblutë, ndërsa pritet që ditën e hënë do të udhëtojë bashkë me ekipin për të nisur fazën përgatitore.
Njoftimi i klubit:
Tirana mirëpret lojtarin më të ri, Ennur Totre.
Totre është zyrtarizimi më i ri që i bashkohet ekipit. Mesfushori 24 vjeçar vjen nga rradhët e ekipit FC Shkëndija dhe pas një sezoni të suksesshëm ne kampionatin Maqedonas tashmë do të jetë një përforcim i rëndësishëm për kontigjentit bardheblu. Ennur do të udhëtojë me ekipin ditën e Hënë për të nisur fazën përgatitore.