RTSH Sport Live

Tirana përforcon mbrojtjen me një bullgar

  • 12/06/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Tirana përforcon mbrojtjen me një bullgar
Arhan Isuf luan si mbrojtës i krahut të djathtë dhe është 25 vjeç

Tirana përforcon mbrojtjen me një bullgar. Bëhet fjalë për Arhan Isuf, 25 vjeç, i cili luan në pozicionin e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Blerja e re është bashkuar me skuadrën bardheblu në stërvitje dhe ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Njoftimi i klubit:

Mirësevjen Arhan Isuf

Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e radhës në merakton e verës. Mbrojtësi i djathtë, Arhan Isuf është emri më i ri që do të rreshtohet në radhët e bardhebluve.

25-vjeçari bullgar është bashkuar në stërvitje me ekipin dhe ka nisur përgatitjet për sezonin e tij të parë në kampionatin shqiptar, pas një eksperience të gjatë në futbollin bullgar.

Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje mbrojtësit Isuf dhe shumë suksese me fanellën bardh’ e blu!