RTSH Sport Live

Tirana, Shehi: Partizani, një derbi por që vlen vetëm tri pikë

  • 24/10/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana, Shehi: Partizani, një derbi por që vlen vetëm tri pikë
 Trajneri dhe futbollisti i bardhebluve, Hoxhallari, kërkojnë të ulin ngarkesën para sfidës

Tirana pret të hënën në mbrëmje Partizanin, në takimin që ul siparin e javës së 6-të të Kategorisë Superiore dhe trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, është i ndërgjegjshëm për peshën që ka derbi.

“Dihet rëndësia që ka derbi, sigurisht është një ndeshje që ka impakt te të gjithë, sidomos te tifozët dhe lojtarët. Është një ndeshje e rëndësishme por që vlen tre pike. Skuadra vjen e plotë në këtë sfidë, janë rikuperuar lojtarët që munguan në javën e kaluar”.

“Tifozët? Dihet rëndësia që kanë për skuadrën tonë, në të gjitha ndeshjet, jo vetëm në derbi, kanë qenë të shumtë dhe i falenderoj. Nesër do të përpiqemi të bëjmë maksimumin për ti kënaqur”.

“Do përballen dy skuadra që i japin tonin kampionatin tonë, janë ato me më rivalitet dhe histori. Do të futemi në fushë për të marrë fitoren dhe për të vazhduar rrugëtimin tonë. U kam thënë lojtarëve të qëndrojnë të qetë, të kontrollojnë emocionet. Kam marrë përgjigje, jo me fjalë, por me vepra në stërvitje. Skuadra është e motivuar dhe e përqëndruar, pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë”.

“Mendoj se nuk ka sfida personale, janë kolektive. Kundërshtari ka lojtarë të mirë, por unë jam I përqëndruar te skuadra ime dhe shpresoj të bëjmë mirë punën tonë. Po të bëjmë mirë atë që besoj se mund ta bëjmë, atëherë besoj se do të fitojmë”.