RTSH Sport Live

Tirana, Shehi për sfidën me Kastriotin: Nuk është e lehtë

  • 06/12/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana, Shehi për sfidën me Kastriotin: Nuk është e lehtë
Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi në konferencë për shtyp në prag të sfidës me Kastriotin

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka dalë gjatë ditës së sotme në një konferencë për shtyp duke komentuar në funksion të sfidës së radhës, atë me Kastriotin, që do të luhet të martën në “Air Albania”, ora 16:45.

Rikthimi te fitorja – “Patjetër që fitorja në ndeshjen e kaluar na kthen aty ku donim. Është një fitore me vlerë. Në përgjithësi, gjendja e skuadrës është e mirë, por kemi humbur Najdovskin, nuk e dimë se sa do mungojë, këto ditë presim përgjigje. Po ashtu, Xhixha dhe Përgjoni nuk janë të gatshëm. Të tre këta lojtarë janë mungesa për sfidën  nesërme”.

Barazimi i fazës së parë – “Është e vërtetë që në fazën e parë kemi barazuar me krutanët. Këto sfida duken të lehta në letër, por në fushë janë të vështira, duhet përqëndrim maksimal pavarësisht renditjes, pozicionit. Kastrioti është një skuadër agresive në fushën e lojës, kërkon vlerësim maksimal. Do të zbresim në fushë për të marrë maksimumin, sepse loja, pikët dhe pozicioni në klasifikim na japing shpresë”.

Paraqitja e deritanishme – “Jemi të kënaqur me atë që po tregojmë në fushën e lojës, duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Duhet të prodhojmë lojë, jep garanci për vazhdimësinë. Jemi një skuadër e ndërtuar pothuajse nga fillimi, lojtarët nga java në javë po njohin më shumë njëri tjetrin. Shpresojmë të përmirësohemi nga dita në ditë”.

Merkato e janarit – “Është akoma shpejt për të folur për merkato. Kemi një skuadër të mirë, të kompletuar, janari nuk ofron shumë mundësi. Nëse nuk gjejmë elementët e duhur, atëherë do vazhdojmë kështu, kemi kontigjentin e mjaftueshëm për të përballuar sezonin”.