RTSH Sport Live

Tirana “shkelmon” humbjen e derbit

  • 11/03/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana “shkelmon” humbjen e derbit
Bardheblutë fitojnë 3-2, zhysin në krizë Laçin, barazim në Shkodër

Rikthehen te fitorja kampionët e Shqipërisë. Në Elbasan dhe me porta të mbyllura e madje edhe me skorjet që la humbja në derbi, skuadra e Orges Shehit nuk zhgënjeu duke u rikthyer e vetme në vendin e parë të klasifikimit me suksesin 3-2. Një ndeshje model ajo ndaj Laçit në një atmosferë surreale pa mbështetjen e tifozëve për shkak të mbylljes së dyeve për 4 ndeshje rresht pas trazirave të shkakuara nga tifozët në derbi.

Tirana e gjeti golin e parë pas një teke të topit që preferoi të ndalej në këmbët e Hasanit, i cili nuk e pati të vështirë për ta shtyrë në rrjetën e mbrojtur nga Selmani. 1-0 dhe ndeshja mori drejtim për ekipin bardheblu që kontrolloi çdo fije të lojës pavarësisht disa ndryshimeve interesante të Shehit që preferoi nga minuta e parë në mbrojtje Besir Isenin që deri në këto momente kishte grumbulluar jo më shumë se 140 minuta.

Sërish Hasani në minutën e 19-të. Sulmuesi kosovar tregoi gjithë klasin e tij nga rreth 16 metra me një të majtë kirurgjikale që dënoi disi edhe Selmanin ndoshta pak centimetra më përpara perimetrit që mund t’i lejonte një kontroll më të mirë të kuadratit. Sërish rrëmujë në zonën e Laçit në amulli të plotë dhe të pakoordinuar në fundin e kësaj pjese dhe këtë herë ishte Bruno Lulaj që vendosi pikat mbi “i” për të shënuar edhe të tretin që i preu tërësisht këmbët skuadrës kurbinase.

Pjesa e dytë thjesht sa për formalitet dhe një gol të shënuar nga Guindo nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe një tjetër e shtoi Ujka në fund por nuk kishte më kohë për surpriza. Tirana rikthehet në krye me 43 pikë, 2 më shumë se Partizani që u ndal në barazim 1-1 në Shkodër.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Tatrssner JAVA 25 RENDITJA SKUADRA 市 KFTIRANA POZICIONI 1 2 3 PIKẾT 43 KF PARTIZANI 41 EOFATIA KF EGNATIA 37 KF VLLAZNIA 5 37 KF ERZENI 36 FK KUKESI 34 7 8 KF TEUTA 33 KF LAÇI 30 FK BYLIS 10 27 KS KASTRIOTI 24"