RTSH Sport Live

Tirana-Vllaznia, dueli shekullor

  • 15/01/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana-Vllaznia, dueli shekullor
Ndeshja më e vjetër e futbollit shqiptar, në stacionin e 189-të

34 tituj kampion dhe dhe 22 Kupa të Shqipërisë në lojë. Një shekull histori në futbollion shqiptar. Në Angli është Manchester United – Liverpool, në Itali Juventus – Inter, ndërsa në Shqipëri është Vllaznia – Tirana klasikja e futbolit, një duel pa rivalë të qartë por me shumë histori.

Përballjet e para kanë nisur që në fillim  të viteve 20, kohë që daton edhe me themelimin e dy klubeve edhe pse Vllaznia është klubi që importoi futbollin në vëndin tonë.

Tirana regjistron në total 83 fitore përballë 57 të Vllaznisë ndërsa 48 takime janë ndarë në barazim. 25 tituj të kryeqytetasve përballë 9 të shkodranëve që nuk e  njohin aromën e suksesit në kampionat që prej më shumë se dy dekadash.

Në datën 15 janar në Arenën Kkombëtare do të duelojnë në përballjen e 189-të, më shumë se çdo përballje tjetër në historinë e futbollit shqiptar.

Sfida e fundit e mbyllur pa gola është regjistruar në datën 8 nëntor të vitit 2019, ndërsa në mijëvjeçarin e ri, numri i përballjeve është rritur ndjeshëm pasi që prej vitit 2000 janë regjistruar 73 takime ku Tirana ka dominuar dukshëm me 41 fitore dhe vetëm 14 humbje.

Suksesi i fundit i bluve të kryeqytetit, 2-0 në “Loro Borici”, hodhi bazat për të konsoliduar pozitat e skuadrës së Orges Shehit në krye të klasifikimit, duke i dhënë një shuplakë edhe vetë nënkampionëve që pas atij takimi nuk kanë arritur të ruajnë kontakte të afërta te rivalët dhe sot janë plot 8 pikë larg.