RTSH Sport Live

Tirana zyrtarizon brazilianin, Devid de Silva

  • 10/01/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana zyrtarizon brazilianin, Devid de Silva
25-vjeçari ka spikatur në sezonin e kaluar me skuadrën e Kastriotit

Nuk ma më dyshime, është zyrtare: Tirana ka prezantuar blerjen e re, brazilianin Devid de Silva. Prej ditësh bardheblutë kishin paralajmëruar blerjen e një lojtari, por pa zbuluar identitetin e tij. Por ndërkohë gjatë ditës së sotme është zbardhur gjithçka nga ana e klubit, shoqëruar dhe me zyrtarizimin e sulmuesit. Ish-lojtari i Kastriotit në sezonin 2020/2021, do të zëvendësojë Majkëll Ngo të dëmtuar. De Silva spikati në sezonin e kaluar, duke ndihmuar krutanët në arritjen e objektivave.

 Njoftimi i klubit:

“Mirësevjen Devid De Silva!

Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e merkatos së dimrit dhe ai është sulmuesi Devid De Silva. 25 vjeçari ishte nën vëzhgimin e zyrtarëve të klubit dhe pas kryerjes së të gjitha analizave mjekësore u zyrtarizua afrimi i tij në klub. Sulmuesi shtatlartë pritet të dalë sot në seancën stërvitore për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shehi.”