RTSH Sport Live

Tirana zyrtarizon Kristal Abazajn

  • 22/01/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana zyrtarizon Kristal Abazajn
Klubi bardheblu ka njoftuar blerjen më të re në rrjetet sociale

Kristal Abazaj është blerja e re e skuadrës së Tiranës. Bardheblutë kanë bërë njoftimin zyrtar në rrjetet sociale duke shfaqur një video me 26-vjeçarin të veshur me një fanellë me ngjyrat e klubit.

Abazaj ka luajtur së fundmi në Turqi me Istanbulspor, ndërkohë që më parë është aktivizuar dhe me Osijek apo Anderleht. Në Superiore ka provuar fatin me Skënderbeun, Luftëtarin apo Kukësin.

Një përforcim i rëndësishëm për skuadrën bardheblu, e cila aktualisht ndodhet në vendin e parë në klasifikim dhe në kërkim të arritjes së objektivit që është tiitulli kampion, si gjithmonë.