Devid dhe Aleksi, vetëm dy ndryshime krahasuar me formacionin bazë të formacionit të kaluar. Çelësi i suksesit të Tiranës në Europë mund dhe duhet të jetë ruajtja e boshtit të skuadrës që u shpall kampione, të paktën për ndeshjet ndërkombëtare. Ndryshe nga eksperienca e viteve të kaluara, klubi bardheblu ka reflektuar duke bërë një sforcim të madh ekonomik duke i dhuruar trajnerit Orges Shehi një skuadër pothuajse të ndërtuar dhe me shumë pak modifikime. Gjatë ditëve të fundit, klubi kampion ka lëvizuar shumë pak në merkato pasi grupi është i plotë dhe modifikimi më i madh është bërë në mesfushë me Albano Aleksin të transferuar nga Teuta për të bërë violinën e parë bashkë me Limajn e Totre.
Në sulm, gjatë ndeshjeve miqësore, trajneri Shehi i ka dhënë më shumë hapësira brazilianit David që u transferua në Superligë disa muaj më parë. Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behiratche, Ismajlgeci, Aleksi, Limaj, Totre, Xhixha, Seferi, Devid. Ky ishte formacioni titullar në ndeshjen kundër nënkampionëve të Turqisë, Fenerbahce që u mbyll me një humbje të thellë, por e kuptueshme në fund të një faze përgatitore që zgjati rreth dy javë. Skuadra është kthyer në shtëpi të hënën në orët e para dhe tashmë do ta vijojë fazën pëfundimtare në prag të ndeshjes me Dundelange, në kompleksin “Skënder Halili”. Trajneri Shehi nuk do të ndryshojë shumë për ndeshjen e 6 korrikut në Luksemburg ku Tirana luan shumë, një copëz të madhe të të ardhmes jo vetëm në Europë.