RTSH Sport Live

Tjetër disfatë për kuqezinjtë e koshit

  • 22/07/2021
  • |
  • Basketboll
Tjetër disfatë për kuqezinjtë e koshit
Djemtë e moshës deri në 20 vjeç humbasin me 47 pikë diferencë nga Çekia

Shqipëria e moshës deri në 20 vjeç në basketboll ka pësuar një tjetër humbje të rëndë në Kampionatin Europian, që është duke u zhvilluar në Brno të Republikës së Çekisë. Pikërisht përballë skuadrës vendëse, Shqipëria është mundur me 44 pikë diferencë, 47-91, duke bërë një tjetër ndeshje jo të mirë. Diferencat janë të mëdha, ndërsa çekët kanë fituar periodën e parë 24-7.

Më pas 22-12 perioda e dytë dhe vendësit në pushim kanë kryesuar 46-19. Vetëm në periodën e tretë ka një reagim nga skuadra jonë, sepse duke fituar 18-16 kanë ngushtuar në 37-62. Por e katërta është dërrmuese. 29-10 për çekët dhe në përfundim 91-47.

Lojtari më i mirë i Shqipërisë në këtë ndeshje ishte Samuel Skëndaj me 4 pikë të shënuara, 8 topa të kapura në tabelë, 1 asist dhe 2 rrëmbime të topit në aksion e sipër kundërshtarit. Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të jetë ndaj Kroacisë.