Distria Krasniqi është e artë në Lojërat Olimpike, “Tokio 2020”. Xhudistja kosovare ka arritur të mposhtë në finale japonezen, Funa Tonaki duke ngritur kështu emrin e saj dhe të Kosovës në nivelet më të larta në këtë eveniment dhe në sport në përgjithësi.
Në arenën “Nippon Budokan”, në Tokio të Japonisë, Distria ka arritur të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të triumfojë, pavarësisht kundërshtares mjaft të fortë që kishte përballë. Për Kosovën kjo është medalja e dytë e artë olimpike. Të parën e ka fituar Majlinda Kelmendi, po në xhudo, në Rio 2016, që ishte dhe një debutim për Kosovën në Lojërat Olimpike.