Gazetarët e huaj që do të mbulojnë Lojërat Olimpike të Tokios do të gjurmohen me GPS, për çdo lëvizje të tyre. Kështu ka thënë Presidentja e Lojërave Olimpike, në konferencën për shtyp të zhvilluar të mërkurën. Organizatorët e Olimpiadës, po përpiqen të sigurojnë një publik skeptik të mega-ngjarjes, e cila të mund të mbahet e sigurt nën rregulla të rrepta sigurie ndaj virusit.
Rreth 6,000 reporterë që do të vizitojnë Japoninë për Lojërat Olimpike duhet të japin një listë të detajuar të zonave që do të vizitojnë për dy javët e para në Japoni, siç janë vendet sportive dhe hotelet. Shefja e Tokyo 2020 Seiko Hashimoto tha se teknologjia e gjurmimit do të përdoret për t'u siguruar që ata të shkojnë vetëm atje ku duhet. Gazetarëve do t'u kërkohet të qëndrojnë në hotele të caktuara dhe jo në banesa private, shtoi ajo.
Numri i hoteleve do të ulet nga 350 të planifikuara fillimisht në rreth 150, ndërsa organizatorët përpiqen t'i mbajnë vizitorët nën mbikëqyrje të rreptë. Atletët gjithashtu do të përballen me kufizime të rrepta në lëvizjet e tyre si dhe do të testohen çdo ditë për virusin.
Japonia është në shtetrrethim, pasi po kalon një valë të katërt të virusit, ndërsa vaksinimi i popullsisë po ecën me ritme tepër të ngadalta. Deri tani është vaksinuar vetëm 3.5 përqind e popullsisë.